Кëtë vit, iniciatori dhe organizatori “LDM Ideas” në ko-organizim dhe në bashkëpunim me më shumë institucione publike dhe private, e organizon manifestimin e informatikës “Konferenca LAN Fest 2011”, i cili paraqet një pasardhës të ri, modern dhe të denjë të Infokom-it të vjetër dhe të mirë. Konferenca LAN Fest është një ngjarje që përbëhet nga më shumë nëngjarje, të cilat ekspozuesve dhe vizitorëve u mundësojnë bashkëpunim efikas në fushën e teknologjive të komunikimit dhe të informatikës. LAN Fest-i do të mbahet në sallën multifunksionale sportive “Boris Trajkovski”, kurse fillon më 20 maj dhe do të zgjasë deri më 22 maj 2011.
коментари
овде нема ништо