Konsumatori nuk është i marrë. Konsumatori është gruaja juaj! – David Ogilvy Nuk ka asnjë sipërmarrës që nuk dëshiron ta di përgjigjen e pyetjes “Si deri te blerësit potencial?”. Edhe po ta dimë përgjigjen, ajo është kategori e ndryshueshme. Përgjigja e sotme mund të mos jetë e njejtë me të djeshmen apo me të nesërmen. Natyra e sipërmarrësit paraqet një lloj zbuluesi në gjetjen e klientëve të rinj për biznesin e tij. Një peshkatar e di se si të kapet peshku. E di cilat mjete i nevojiten, e di se në cfarë kushte atmosferike shanset për kapjen e peshkut janë më të larta, e di se për cfarë ushqimi kapet më tepër peshku. Por, e gjithë kjo ndodh në peshkim. Në biznes është më ndryshe, dhe aspak e lehtë sic duket. Cfarë dëshironi të “kapni”? Në biznes, pikësëpari duhet të dini cfarë dëshironi të kapni. Kjo nënkupton që duhet ta dini se cilët janë klientët tuaj ideal. Prandaj, duhet që t’i përshkruani dhe analizoni termet në vijim: • Moshën • Gjininë • Punësimin • Të ardhurat • Vendin e banimit • Arsimimin • Statusin martesor Ku gjenden ata? Pasi të keni pasqyrë të asaj se kush janë klientët tuaj, tjetër [...]
коментари
овде нема ништо